Në javët e fundit është folur shumë se Arsene Wenger do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit.
Por, këto raportime i ka mohuar tekniku francez, duke i quajtur ‘lajme të rreme’.
“Gjeja e vetme që mund të them është se ato janë lajme të rreme”, ka thënë Wenger për BeIN Sports.
“Nëse do të nënshkruaj me dike, do t’iu them. Aktualisht jam i fokusuar të bëjë mirë me BeIN Sports dhe kjo nuk është e thjeshtë”, ka shtuar ish-trajneri i Topçinjve.
Milani aktualisht është në vendin e katër në Serie A, por Gennaro Gattuso nuk shikohet si trajneri ideal për projektin e madh të së ardhmes.
Wenger është një nga trajnerët me provojë në botën e futbollit.
Sa ishte pjesë e Arsenalit ka fituar Ligën Premier tre herë, FA Cup shtatë herë dhe po aq shumë FA Community Shield. /Telegrafi/