Telegrafi

Wenger: Mbappe si Henry, sigurisht që jemi pas tij!

Arsene Wenger ka folur rreth talentit francez të Monacos, Kylian Mbappe, të cilin e ka cilësuar si një ‘Thierry Henry të ri’, pasi sipas francezit ka shumë ngjashmëri me ish-sulmuesin e tij, por transferimi i tij do të jetë i vështirë, pasi do të vendos skuadra e tij.

18-vjeçari francez ka befasuar të gjithë me talentin e tij në këtë sezon me skuadrën e Monacos, kështu që pas tij janë vënë shumë skuadra që dëshirojnë shërbimet e tij, ndër to edhe Arsenali i Wenger, i cili e sheh si talent shumë premtues Mbappen.

Lexo po ashtu Talentet e Ligue 1 po çmendin botën, këta janë pesë kryesorët (Foto/Video)

“Mbappe është si Henry, ndoshta jo tamam, por është e vërtetë se ai ka cilësi të ngjashme. Talenti dhe potenciali është i ngjashme”, ka thënë Wenger për bein Sports.

“Tani varet nëse ai ka të njëjtën dëshirë, inteligjencën dhe motivimin që Thierry kishte. Dy apo tre vitet e ardhshme do të na e tregojnë. Por, shenjat e para janë shumë premtuese”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Bayerni rivalizon Dortmundin për talentin Mbappe

“Po, sigurisht që jemi pas tij. Ne e njohim shumë mirë atë. Ai është një djalosh elektrik, ashtu siç Thierry ishte. Ai mund të driblojë dhe ta lë mbrapa kundërshtarin dhe është efikas. Ai mund të jetë një tjetër Henry”.

“Ai është duke u zhvilluar mirë. Unë mendoj se ai zgjatur kontratën e tij me Monacon sezonin e fundit, kështu që Monaco do të vendosë të ardhmen e tij”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/