Site icon Telegrafi

Wenger lavdëron Xhakën: Është përshtatur shpejt

Arsene Wenger ka thënë fjalë të mira për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Granit Xhaka u transferua në verë të gjiganti anglez, por pa arritur të fitoj një vend fiks në formacionin e Wengerin, i cili edhe pse nuk e ka si pikë referuese kosovarin, po thotë se është përshtatur shpejt në futbollin anglez.

Lexo po ashtu Xhaka falënderon tifozët për mbështetjen kundër PSG-së (Foto)

“Ai është përshtatur në një ligë tjetër dhe një mënyrë ndryshe të të luajturit, por në përgjithësi unë jam i lumtur me të”, ka thënë Wenger.

“Ai është i fokusuar maksimalisht”, përfundoi trajneri francez, përcjell Telegrafi.

Xhaka gjatë një dueli me Ben Arfan

 

Ndryshe, Xhaka luajti edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi u futë në lojë në minutën e 77-të. /Telegrafi/

Exit mobile version