Patrick Vieira, Thomas Tuchel dhe Brendan Rodgers, shihen si tre kandidatët kryesorë për ta zënë vendin e Arsene Wenger në krye të Arsenalit, nga bastoret angleze.
Arsene Wenger e ka paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit, pas 22 vitesh qëndrim.
Ai është në klub që nga shtator i vitit 1996, kur Liga Premier i kishte mbushur vetëm katër sezone me këtë emër.
Si zëvendësues në krye të listës është tani trajneri i New York City FC dhe dikur kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira.
Pas tij vjen ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.
Po ashtu për një kthim të mundshëm në Ligën Premier po shikon edhe Brendan Rodgers, i cili është ringjallur me Celticun.
Kupa e Botës mund të jetë e fundit pë Joachim Low në drejtimin e Gjermanisë.
Carlo Ancelotti, tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve, ka kohë që po kërkon një rikthim në Ligën Premier dhe stoli i Arsenalit mund të jetë i duhuri.
Nuk përjashtohen as Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, por me kuota më të vogla. /Telegrafi/