Telegrafi

Wenger kritikon ‘Topin e Artë’ dhe indirekt Cristiano Ronaldon

Arsene Wenger ka kritikuar çmimin e ‘Topit të Artë’, pasi ky i fundit është një trofe individual dhe e ‘vret’ futbollin si sport ekipor. 

Kjo më shumë duket që ‘sulm’ ndaj Cristiano Ronaldos, pasi kështu e kanë cilësuar mediat angleze.

“Futbolli është një sport ekipor, ndërsa ne jetojmë në një botë, ku çdo gjë është individuale. Kjo gjë mendoj se është armiku i  parë i futbollit. Ne duam ta respektojmë për atë që është futbolli, mbi të gjitha për përpjekjet e grupit, të ekipit”.

“Ne kemi parë shumë lojtarë, të cilët mendojnë vetëm për veten e tyre, sepse janë të pasionuar me “Topin e Artë” dhe jo me performancën e ekipit ku bëjnë pjesë”, ka thënë Wenger.

Ai tha se Neymar është një konkurrent i denjë. /Telegrafi/