Telegrafi

Wenger i kishte telefonuar Xhakës para një viti, cili ishte reagimi i tij

Granit Xhaka ka treguar se pothuaj kishte mbetur pa fjalë kur Arsene Wenger i kishte telefonuar për t’i bërë ofertë që të shkonte tek Arsenali.

Mesfushori shqiptar është zyrtarizuar si lojtar i Topçinjve duke u transferuar nga Borussia Monchengladbachu.

Pas finalizimit të marrëveshjes, 23-vjeçari ka folur për admirimin që ka ndaj trajnerit të ri.

“Ai është një legjendë për mua. Kam luajtur në Playstation me të si menaxher. Sot, ai do të më stërvitë”.

“Një vit më parë, kisha mbetur thuajse pa fjalë kur më telefonoi”, ka treguar Xhaka për Blick.

Xhaka është bërë transferimi i tretë më i shtrenjtë i Arsenalit, pas Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez. /Telegrafi/