Telegrafi

Wenger kërkon respektim të kontratave, aludon te Sanchezi

Trajneri francez, Arsene Wenger, ka një mesazh për futbollistët e tij.

Arsene Wenger u kërkon lojtarëve të tij të respektojnë kontratat, duke i adresuar një mesazh direkt Alexis Sanchez dhe Manchester City që është vënë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit kilian.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Arsenalit

Trajneri i Arsenalit është i qartë në qëndrimin e tij, ai nuk ka aspak ndërmend ta lejojë sulmuesin të bashkohet me Citizens.

“Të flasim hapur, është një situatë që unë vazhdoj ta përjetoj që prej fundit të sezonit. Askush nuk e di nëse ai do të jetë me ne në fund të sezonit të ardhshëm por mund të them se ai lë të hapur për rinovimin e kontratës nëse klubi do ta shikojë të nevojshme”, ka thënë Wenger.

“Lojtarët kanë kontrata me klubet dhe duhet t’i respektojnë. Kjo është ajo që ne duam të arrijmë”, ka theksuar ai. /KP/Telegrafi/