Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros në kuadër të xhiros së 17 të Ligës Premier.
Gunners nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-3.
Vendasit arritën të shkrijnë epërsinë e dy golave të mysafirëve, duke kaluar në epërsi për pesë minuta.
Por, barazimi nuk e ka kënaqur trajnerin e Arsenalit, Arsene Wengerin që ka folur pas takimit të çmendur ndaj The Reds.
“Ne ishim të ‘ngrirë’ në pjesën e parë. Ishim naivë dhe vetëm u mbrojtëm. Por, ata kanë cilësi për të shënuar gola sa herë që të sulmojnë. Jam i shqetësuar që pas 3-2 nuk mundëm ta mbanim rezultatin. Në përgjithësi kjo ishte një lojë fantastike”, tha trajneri francez.
Theksojmë se në këtë takim arriti të realizoi edhe Granit Xhaka, i cili shënoi një super gol nga një distancë prej njëzet metrave.
Ndryshe, Liverpool zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 35 pikë, një më shumë se sa Arsenali i vendit të pestë. /Telegrafi/