Arsene Wenger ka folur rreth të ardhmes së tij si trajner i Arsenalit, pas protestave dhe pankartave kundër tij të tifozëve ‘Topçinj’.
Arsenali nuk është duke përjetuar formë të mirë, teksa ka dështuar edhe këtë sezon që të jetë një rival i denjë për tituj në Angli dhe Evropë, ku tifozët kanë fajësuar trajneri francez shkaku i rezultateve jo të kënaqshme, ndërsa Wenger i është përgjigjur se së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë.
“Nuk jam unë në rrezik, por sezoni i Arsenalit është në rrezik. Në një klub të futbollit është e rëndësishme që kanë mendime të ndryshme. Ajo që ka rëndësi nuk është mendimet e njerëzve, por rezultatet”, ka thënë Wenger.
“Ne luftojmë me ekipet të cilët kanë investuar jo më shumë se ne dhe kjo është një periudhë ku ne duhet të rrimë së bashku, të përqendrohemi dhe të përgjigjemi”, përcjell Telegrafi.
“Ka qenë një javë e vështirë. Ne jemi këtu për të fituar ndeshjet dhe kur ne nuk do të fitojmë ndeshjet atëherë jemi shumë të zhgënjyer. Ndeshja ndaj Hullit është një test i mirë në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe kjo është një mundësi e mirë për të treguar atë që ne jemi”.
“Ne kemi një luftë të madhe në Premiership, një luftë të madhe në Ligën e Kampionëve, ne jemi ende në FA Cup. Ne duam të bëjmë mirë në të gjitha tre garat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të përqendrohemi, të përgjigjemi dhe t’i kthejmë tifozët prapa ekipit”.
“Kjo është një pjesë shumë e ndjeshme e sezonit dhe ne kemi për t’iu përgjigjur zhgënjimit së bashku”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/