Granit Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes në javën e fundit duke filluar nga kartoni i kuq kundër Burney e deri te problemi në aeroportin e Londrës.
Trajneri i tij Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje djaloshit shqiptar.
“Xhaka e ka mohuar incidentin në Heathrow. Kam folur me Granitin në lidhje këtë dhe ai e ka mohuar incidentin”.
“Kartoni i kuq? Unë nuk mendoj se ai donte të lëndonte dikë. Kemi humbur Granitin për katër ndeshje tani në një moment të rëndësishëm të sezonit”.
“Unë mund të flas vetëm për atë që unë kam parë te Graniti që nga fillimi, ai ka një qëndrim fantastik në baza ditore, sepse ndonjëherë ju nuk e dini se si lojtarët sillen”.
“Por, ai ka qenë absolutisht i mrekullueshëm me përkushtim e fokus, ne kurrë nuk kemi pasur diçka të keqe me të”.
“Ai nuk di të shtrihet mirë kur tenton ta marr topin, për atë edhe merr kartonë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/