Telegrafi

Wenger flet për transferimin e Xhakës

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është i lidhur me një kalim tek Arsenali, por trajneri i klubit anglez Arsene Wenger nuk ka dhënë ndonjë detaj rreth këtij transferimi të mundshëm.

Xhaka, i cili është duke shkëlqyer në fanellën e Borussia Monchengladbachut, është i kërkuar edhe nga Liverpooli dhe Bayern Munichu, transmeton Koha.net.

“Për momentin kemi filluar të analizojmë lojtarët dhe të kemi një listë të emrave, por nuk mendoj se është koha tani që të tregojmë emrat”, ka thënë Wenger për reporterët kur është pyetur për Xhakën.

“Do iu dërgoj listën nëse dëshironi”, është shprehur francezi.

Mediat angleze dhe ato gjermane kanë raportuar se Arsenal është i gatshëm të ofrojë deri në 45 milionë euro vetëm e vetëm ta transferojnë futbollistin kosovar në ‘Emirates Stadium’. /Telegrafi/