Arsene Wenger beson se Juventusi “ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Aaron Ramsey do t’i bëjë ata edhe më të fortë”.
Ish-menaxheri i Arsenalit foli për Corriere dello Sport transferimit të uellsianit në Torino, ku do të përfundojë gjatë verës te italianët.
“Është një lëvizje e madhe, sepse është një lojtar i shkëlqyer. Nuk ka shumë mesfushorë me cilësi të tij, mund të shtyjë skuadrën përpara dhe të shënojë gola. Kontribuon në aspektin e sasisë dhe qëndrueshmërisë”.
“Ai është një mesfushor i plotë, dikë që do ta gjeni në të gjithë fushën në çdo moment të lojës. Është një humbje e madhe për Arsenalin, ndërsa Juventusi paraqet një mundësi vërtet interesante për lojtarin”, tha Wenger.
Bardhezinjtë do të luajnë kundër Atletico Madridit për 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.
“Unë pres që të shoh një anë të balancuar dhe intriguese të Juves. Atletico mbrohet mirë dhe është shumë efektiv në kundërsulm, por Juventusi luan futboll të mirë dhe sipas mendimit tim janë favoritët”.
“Nuk e di kush do ta ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve, sepse çdo gjë mund të ndodhë në tre muajt e ardhshëm, por ka katër ose pesë skuadra me shanse të shkëlqyera”.
“Në fazën e grupeve, Juventusi është skuadra që më ka bindur më shumë me stilin e tyre të futbollit dhe mentalitetit. Ata kanë gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve”, tha francezi. /Telegrafi/