Arsenal ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.
Mesfushori 23-vjeçar ishte kapiteni më i ri i skuadrës së Borussia Monchengladbachut, me të cilën përfundoi në vendin e katërt në sezonin e kaluar në Bundesligë dhe është paraqitur dy herë rresht në Ligën e Kampionëve.
Për transferimin e Xhakës te Arsenal ka folur edhe trajneri skuadrës, Arsene Wenger, i cili e ka vlerësuar lartë mesfushorin shqiptar, transmeton Telegrafi.
“Granit Xhaka është një lojtar i ri fantastik. Tashmë ka eksperiencë të mirë në Ligën e Kampionëve dhe në Bundesligë”, tha Wenger për ueb-faqen e klubit lonindez.
Lexo më shumë: Arsenali zbulon shifrat e transferimit dhe të pagës marramendëse të Xhakës
lexo më shumë: Ja çfarë ka bërë faqja zyrtare e Arsenalit në Facebook për Xhakën (Foto)
Francezi ka zbuluar se tashmë që një kohë është në llupën e skuadrës londineze, ndërsa i ka uruar suksese në kampionatin evropian France 2016.
“Ne kemi qenë duke e vëzhguar që një kohë tani dhe është një lojtar i cili do të shtojë cilësi në skuadrën tonë. Ne i urojmë Granitit një evropian të mirë në Euro 2016 me Zvicrën dhe e mirëpresim në Arsenal sezonin e ardhshëm”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve