Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se marrëdhëniet me Alexis Sanchez janë shumë të mira.
Kiliani ishte lënë në bankë në ndeshjen me Liverpoolin, kur skuadra e tij u mposht 3-1, ndërsa që nga ajo ditë dhe më herët, zërat për largimin e lojtarit janë shtuar.
Wenger foli para ndeshjes me Bayern Munichun, ku skuadra e tij ka një mision të pamundur për të kaluar tutje.
“Nuk ka ndodhur asgjë”.
“E kam shpejtuar edhe pas ndeshjes që ka qenë një vendim direkt, që ishte i vetmi vendim”.
“Ai është një lojtar që angazhohet, ndonjëherë edhe bën gjeste, por kjo ndodh në çdo skuadër sot në botë”.
“Marrëdhënia ime me të? Të sinqertë dhe normale sikur me çdo lojtarë”.
“Alexis Sanchez ka edhe 15 muaj kontratë dhe vendimi i ardhshëm varet nga Arsenal Football Club, dhe askush tjetër”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/