Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Granit Xhaka është transferimi i tij i fundit në mesfushë.
Përderisa Wenger shpreson që të shtojë edhe një qendërmbrojtës e top sulmues në skuadër, ai thotë se mesfushën e ka të kompletuar.
“Humbëm tri mesfushorë, kurse tash me Xhakën jemi solid në mesfushë”.
“Elneny ka pasur impakt të mirë që prej se erdhi, Coquelin ka qenë i lënduar. Cazorla do të kthehet, Wilshere është kthyer. Ne jemi solidë”.
“Xhaka sjellë te ne aftësinë për të pasuar midis vijave të reparteve nga pozicione të thella në fushë, kurse puan e tij e madhe dhe loja e tij në ajër kanë qenë shtesë që na kanë bindur”.
“Ai është djalosh i ri. Do të vijë shumë prej tij”, potencoi Wenger. /Telegrafi/