Site icon Telegrafi

Wenger flet pas vdekjes së Reyes: Jam i shkatërruar nga ky lajm i tmerrshëm

Arsene Wenger kishte insistuar për transferimin e Jose Antonio Reyes nga Sevilla në Arsenal.

Pas paraqitjeve fantastike në La Liga, Arsenal vendosi ta blejë Reyesin në vitin 2004 duke shpenzuar 20 milionë euro.

Ish-sulmuesi spanjoll që ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti, ishte shumë i pëlqyer nga trajneri Arsene Wenger.

Tekniku francez ka folur pas vdekjes së tij duke thënë se është i shkatërruar.

“Unë jam i shkatërruar kur kam dëgjuar këtë lajm të tmerrshëm për Jose”, tha Wenger.

“Ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij, për të gjithë mbështetësit e tij dhe mbështetësit e Arsenalit. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona”, tha Wenger.

Reyes është paraqitur në 110 ndeshje zyrtare për Arsenalin ku ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar në 24 të tjerë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version