Kylian Mbappe ka mundur të ndërrojë skuadër qysh në vitin e kaluar atë 2016.
Ka qenë trajneri Arsene Wenger që ka zbuluar se talenti i jashtëzakonshëm francez ishte shumë pranë nënshkrimit me Arsenalin.
“Ishim shumë afër të nënshkruajmë me Mbappen vitin e kaluar”, deklaroi Wenger.
“Ishte më afër të nënshkruajë vitin e kaluar pasi edhe konkurrenca ishte më e vogël por në fund dështoi gjithçka”, pohoi Wenger.
Ka qenë edhe Mbappe që ka pranuar se ishte takuar me Wengerin dhe ishte pranë transferimin tek Arsenal.
Gjithsesi ylli i Përfaqësueses së Francës, iu bashkua si huazim PSG-së me të drejtë blerje për 180 milionë euro. /Telegrafi/