Nuk ndalet fjalët e mira të Arsene Weneger për Granit Xhakën.
Trajneri francez edhe një herë ka folur për mesfushorin shqiptar dhe këtë herë e ka krahasuar me legjendën franceze Emmanuel Petit.
“Ai është një djalosh i cili luan natyrshëm me topit. Ai ngjason pak me Petit në mënyrën se si luan futboll”, ka thënë Wenger.
“Atij i pëlqen të jep topa të mirë të gjatë dhe të jetë në dispozicion me qendërmesfushorët tjerë”.
“Besoj se ai ka një përzierje të mirë të topave të shkurtë dhe të gjatë dhe kjo është e rëndësishme për mesfushën tonë”.
“Ne luajmë një lojë të bazuar në pasime të shkurt, por në disa raste me topa të gjatë pasi na jep mundësi të marrim pak frymë dhe krijojmë hapësira”, ka shtuar Wenger. /Telegrafi/