Arsenal ishte e interesuar për transferimin e talentit francez Thomas Lemar.
Skuadra londineze kishte tentuar me një ofertë në ditën e fundit por që u refuzua.
Ka qenë trajneri Arsene Wenger që ka konfirmuar se Arsenal ka ofruar 100 milionë euro për transferimin e Lemarit.
“Po, ne kemi ofruar 100 milionë euro për transferimin e tij por ai vendosi të qëndroj te Monaco, ka deklaruar Wenger.
Tutje francezi ka thënë se Arsenal do të provojë përsëri të nënshkruajë me Lemar.
“Do të kthehemi përsëri për ta kërkuar transferimin e Lemar”.
Trajneri i ‘Topçinjve’ ka deklaruar se e dëshironin edhe transferimin e Mbappes.
“Donim ta transferonim edhe Mbappen por 180 milionë euro për ne janë shumë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/