Telegrafi

Wenger e dëshiron Moratan

Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger ka zgjedhur sulmuesin që dëshiron ta transferojë.

Mediat në Angli dhe në Itali kanë raportuar se spanjolli i Juventusit, Alvaro Morata është objektivi kryesor i Arsenalit.

Arsenal ka pasur probleme për të gjetur një sulmues të mirë, por si duket Wenger e ka zgjedhur këtë problem.

Francezi është duke bërë gati një ofertë prej 35 milionë euro për ta bindur Juventusin të heqë dorë nga ylli i saj.

Gjithsesi ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare dhe ende nuk dihet nëse Juventus do ta lë të lirë spanjollin. /Telegrafi/