Telegrafi

Wenger dëshpëron tifozët e Arsenalit: Vardy nuk vjen

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se Jamie Vardy nuk do të transferohet në Emirates.

Ishte thënë se Arsenali ka akordin me lojtarin, por duket se Leicester ka bindur Vardyn që të qëndrojë.

“Aktualisht Jamie Vardy është një lojtar i Leciesterit dhe sa kam informata unë, ai do të qendrojë aty”, potencoi Wenger për Sky Sports.

Përfundimisht duket se tifozët e Arsenalit duhet të hekin kokën nga Vardy dhe që të shpresojnë se Wenger do të godasë me një transfer tjetër pas Xhakës. /Telegrafi/