Telegrafi

Wenger dëshiron ta huazojë Chambersin

Arsenali raportohet se ka vendosur që ta huazojë Calum Chambersin për një sezon.

21-vjeçari kaloi në Emirates nga Southamptoni më 2014, por deri tani ka hasur në probleme për të gjetur vend në ekipin e parë.

“The Telegraph” shkruan se edhe pse anglezi vlerësohet lartë nga trajneri i klubit Arsene Wenger, francezi mendon se huazimi i tij do të ishte më e mira për zhvillim si lojtar.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Besohet se klubi potencial që mund ta huazojë atë është Southamptoni si dhe Crystal Palace, Bournemouthi, Swansea e Watfordi që kanë shprehur interesim.