Arsene Wenger është i nervozuar pas humbjes 2-1 nga Manchester City.
Trajneri francez e ka humbjen me gjyqtarët e takimit, të cilët pranuan dy gola të parregullta nga ‘Qytetarët’.
Sipas Wengerit, të dy golat e shënuara nga skuadra e Pep Guardiolas ishin në pozitë jashtë loje, teksa goli i dytë ishte thellë pesë metra.
“Mjaft më. Të dy golat ishin pozitë jashtë loje. Goli i dytë është pesë metra pozicion jashtë loje”, tha Wenger i nervozuar pas ndeshjes.
“Ka qenë një javë e tmerrshme”, përfundoi trajneri francez i Arsenalit. /Telegrafi/