Telegrafi

Wenger bllokon transferimin e Mustafit te Interi, nuk preferon huazimin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, po e bllokon transferimin e Shkodran Mustafit te Interi.

Menaxheri i klubit londinez ka marrë vesh se Interi kërkon huazimin prej 5 milionë eurosh me opsion blerje prej 25 milionë eurosh.

Ky opsion nuk i pëlqen fare Wengerit, i cili dëshiron obligimin e blerjes së paku nga Nerazzurët.

Aktualisht situata ka mbetur pezull sipas Daily Mail, pasi Arsenali dëshiron Van Dijk nga Southamptoni dhe nëse arrin ta kompletojë marrëveshjen ka hapësirë ta lë si huazim Mustafin te Interi.

Tashmë Mustafi dhe Interi besohet se kanë arritur një marrëveshje për kontratën. /Telegrafi/