Telegrafi

Wenger bisedon me Xhakën

Arsenali ka hedhur një tjetër hap përpara në përpjekjet e tij për të arritur të bëjë të vetin kapitenin e Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka.

Mesfushori është prej kohësh në radarin e “Topçinjve” që kanë nisur të lëvizin seriozisht.

Ka qenë gazeta “Daily Express” që ka bërë me dije se Arsenali ka biseduar me lojtarin për t’i propozuar një ofertë konkrete për në verë.

Ndërkaq gazeta gjermane “Bild” ka bërë me dije se vetë trajneri Wenger ka zhvilluar një takim me babanë e lojtarit Ragip Xhaka dhe këshilltarin e tij Andi Gros.

Xhaka ka një klauzolë që llogaritet mbi 40 milionë euro.