Mesut Ozil nuk do të largohet prej skuadrës së Arsenalit.
Kështu mendon trajneri francez i klubit londinez, Arsene Wenger, i cili pohon se mesfushori gjerman dëshiron të qëndrojë te Arsenali.
Por, nëse dikush e kërkon ish-futbollistin e Real Madridit do të duhet të derdh miliona euro për të siguruar shërbimet e Ozil.
“Ozil dëshiron të qëndroj dhe nëse keni një bankë të mirë më telefononi mua”, ka ironizuar francezi me gazetarët, të cilët e kanë pyetur rreth kërkesave të mesfushorit gjerman.
“Nuk është vetëm çështje e parave, pasi që Arsenali mund të fitojë tituj dhe këtë stinor duhet të tregojmë që jemi të aftë për ta bërë një gjë të tillë”, ka theksuar tekniku francez, Arsen Wenger.