Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger, beson se trajneri i Manchester Cityt, Mikel Arteta, i ka cilësitë për të zëvënëdsuar atë si duhet te Arsenali.
Wenger po largohet nga klubi londinez pas 22 vitesh të drejtimit të suskesshëm.
Dhe, ish kapiteni i Arsenalit, Arteta, thuhet se është favoriti për të zëvëndësuar francezin.
Besohet se bisedimet janë duke u zhvilluar tash e sa kohë, kurse Guardiola ka konfirmuar se dot a lirojë spanjollin nga angazhimi i tij te City.
Arteta sings Ooo Santi Cazorla #GunningForTheCup https://t.co/2wZgH36rTk
— Arsenal (@Arsenal) May 19, 2014
“Ai i ka të gjitha cilësitë për këtë pozitë dhe po mendoj se ai është një prej favoritëve’.
“Ai ishte lideri dhe ka një pasion të madh për futbollin dhe e njeh mirë klubin, ai e di çka është e rëndësishme pasi ishte kapiten i klubit”.
“Kam lënë shumë përvojë prapa, njerëz që kanë qenë me mua për shumë vite. Arteta ka qenë asistent i Guardiolas, kështu që mendoj se ai i ka cilësitë”, deklaroi Wenger për beIN Sports. /Telegrafi/