Arsene Wenger ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Pierre-Emerick Aubameyang te Arsenali.
Topçinjtë janë në kërkim të përforcimeve të reja për fazën sulmuese.
Kjo pasi dy nga yjet kryesore të skuadrës, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez priten ta largohet në janar ose qershor nga Emirates.
Mesfushori gjerman është lidhur me një kalim te Barcelona ose Manchester United, ndërsa sulmuesi kilian me një transferim te Manchester City.
Si zëvendësues i Sanchezit në fazën sulmuese është përfolur ylli i Borussia Dortmundit, Aubameyang.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar trajneri francez i Topçinjve, Wenger, i cili ka deklaruar se nuk ka mundësi të ndodh një gjë e tillë.
“Jo, nuk ka mundësi”, është përgjigjur francezi kur është pyetur për transferimin e yllit nga Gaboni.
Për fazën sulmuese, Arsenali ka piketuar edhe talentin francez të Monacos, Thomas Lemar, por as ky nuk është i lirë të largohet në janar. /Telegrafi/