Telegrafi

Wenger admiron Guendouzin: Ka shumë potencial

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka pranuar se është një tifoz i madh i talentit francez, Matteo Guendouzi.

Topçinjtë arritën ta kapin mesfushorin e talentuar nga Lorient vetëm disa javë pas largimit të Wenger nga Arsenali.

Megjithatë, Wenger e ka shprehur simpatinë për Guendouzin pas paraqitjeve të mira të tij me klubin londinez.

Lexo po ashtu Agjenti tregon se pse Matteo Guendouzi u largua nga PSG-ja

“Ai duket se është një potencial i mirë. Mendoj se ka shumë lojtarë të tjerë që kanë potencial fantastik, të cilët luajtën tashmë me mua, si Joe Willock dhe Reiss Nelson”, ka thënë fillimisht Wenger për arsenal.com.

“Ju keni shumë lojtarë që dalin dhe kanë një potencial të madh dhe Guendouzi është njëri prej tyre”.

Lexo po ashtu De Ligt zgjidhet lojtari më i mirë në botë nën 20 vjeç - lë pas emra të njohur si Donnarumma, Sancho, Zaniolo dhe Felix

“Është pjesë e ADN-së tonë në Arsenal. Gjithmonë ka qenë pjesë e saj, të japësh një shans.

“Mendoj se kur je menaxher dhe mund t’i japësh një shans një djali të ri, është gjithmonë fantastike. Dhe kur ata mund të luajnë në një nivel të lartë si Arsenali , është edhe më mirë”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/