Arsenali ka arritur ta ngushtoj rezultatin në përballje me Manchester United.
Pas dy golave të shpejtë të vendasve nëpërmjet talentit Rashford, ka ardhur përgjigja e ‘Topçinjve’.
Ka qenë sulmuesi anglez Danny Welbeck që ka ngushtuar rezultatin për Arsenalin në 2:1.
Me këtë gol Welbeck ka hapur ndeshjen dhe ka lënë në shpresë ekipin e tij për një rezultat pozitiv.
Vlen të theksohet se pas golit të shënuar, Welbeck nuk festoi në shenj respekti për tifozët e Unitedit, pasi ai ka nisur karrierën te ‘Djajtë e Kuq’. /Telegrafi/
Manchester United 2:1 ArsenalWelbeck 40' – nuk feston
Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-28