Telegrafi

The Weeknd sjell videoklipin “Lost in Fire”

Pak pasi publikoi versionin audio, The Weeknd erdhi me videoklipin e ri.

“Lost in Fire” është projekti tejet sensual i yllit të RnB që si gjithnjë tërheq vëmendjen me stilin e këndimit.

Në regji të Manu Cossu, klipi me ngjyrim të erët e shfaq kanadezin i veshur në të zezë duke shfaqur lëvizje atraktive përkrah bashkëpuntorit francez, Gesaffelstein.

Kënga ka tërhequr vëmendje për një pjesë të tekstit ku besohet se këngëtari sulmoi Drake pasi ai flirtoi me të dashurën e tij Bella Hadid.

“Lost in Fire” është singli i dytë nga albumi i ardhshëm sofomor i producentit, i titulluar “Hyperion”.

Kjo pason bashkëpunimin e mëparshëm të artistëve në projektin “My Dear Melancholy”. /Telegrafi/