Telegrafi

The Weeknd pas perfomancës në ‘Super Bowl’: Nuk mund të ndalesha duke buzëqeshur

The Weeknd Foto: Daily Mail

Ai ka performuar në shfaqjen e ‘Super Bowl’ në mes të pandemisë coronavirus.

Dhe këngëtari i njohur, The Weeknd është ende i gëzuar, orë pas performancës spektakolare që dha, shkruan Daily Mail.

Ai përmes rrjetit social Twitter është shprehur se nuk po mund të ndalet së buzëqeshuri, pasi mori shumë dashuri.

“Ende i gëzuar që nga dita e djeshme (e hënë). Nuk mund të ndalja së buzëqeshuri gjatë tërë performancës”, është shprehur ai.

Artisti përndryshe pati rastin të interpretojë disa nga hitet e tij, me të cilat argëtoi me miliona shikues.

Ai ishte i rrethuar me valltarë të cilët kishin maska mbrojtëse, derisa pas tij interpretuan edhe Miley Cyrus dhe H.E.R.

Po ashtu, për të bërë edhe më ekstravagante paraqitjen e tij, The Weeknd ka shpenzuar shtatë milionë dollarë nga gjepi i tij. /Telegrafi/