Telegrafi

The Weeknd në xhirime të klipit të ri

Po vjen muzikë e freskët nga The Weeknd.

Ylli i muzikës RnB nga Toronto është parë duke xhiruar klipin e singlit të tij të ri në qytetin e vogël Taft.

Imazhe të regjistruara me telefon e shfaqin këngëtarin emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye duke ecur nëpër qytet e duke qëndruar nën një umbrellë, e në një tjetër duke bërë surf në “hoverboard”.

Klipet e publikuara nga TMZ po ashtu e shfaqin atë duke përshëndetur fansat në këtë zonë.

The Weeknd nuk është i pari artist që xhiron klip në Taft, që është 120 milje në veriperëndim të Los Angelesit.

Kënga e re mund të debutojë kur ai të ngjitet në skenën e Coachellas më 13 prill dhe 20 prill.

Albumi i tij i ri pas atij që fitoi Grammy, “Starboy”, mund të arrijë po ashtu së shpejti. /Telegrafi/