Site icon Telegrafi

The Weeknd: Martesa është shumë e frikshme

Ishte në lidhje me një nga modelet më të mira në botë, e pas saj “The Weeknd” është në krahët e Selena Gomez.

Ata janë çifti më i ri në industrinë e muzikës, të cilët e bënë publike romancën këtë javë. Por artisti i R&B, i cili u nda nga modelja Bella Hadid në muajin nëntor pas dy vitesh lidhje, duket se nuk e ka me qejf shumë të madh martesën.

Lexo po ashtu Bella Hadid vjen me fotografi të reja seksi, ja çfarë ka humbur The Weeknd (Foto)

“Martesa më frikëson shumë”, ka thënë kanadezi 26-vjeçar për numrin e fundit të revistës “GQ”.

“Më duket se jam tip që do të kem fëmijë përpara se të martohem”, ka shtuar këngëtari, i cili po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij të tretë “Starboy”.

Exit mobile version