Telegrafi

The Weeknd kërkon drejtësi në “MTV Video Music Awards”, pas vrasjes së personave me ngjyrë nga policët

The Weeknd (Foto: DailyMail)

Këngëtari i njohur, The Weeknd, është ngjitur në skenën e MTV Video Music Awards për të mbajtur një fjalim.

Kjo ka ndodhur për shkak të vdekjes së Jacod Blake dhe Breonna, për të cilët ai kishte kërkuar që drejtësia të bie në vend, shkruan Daily Mail.

“Është e vështirë për mua të festoj tani dhe ta shijoj këtë moment. Kështu që unë thjesht do të them drejtësi për Jacob Blake dhe drejtësi për Breonna Taylor”, ishte shprehur ai.

Kur Weeknd doli në skenë në fund të ceremonisë së distancuar ai përsëriti fjalimin e tij pothuajse fjalë për fjalë, duke rritur mundësinë që fjalimet e para-regjistruara të regjistroheshin njëra pas tjetrës .

Krijuesi i hitit “Can’t Feel My Face” u shfaq sikur të ishte rrahur dhe fytyra e tij ishte me njolla gjaku

Sidoqoft, ëJacob Blake ishte qëlluar shtatë herë në shpinë nga oficerët e policisë ndërsa ai ishte jashtë një ndërtese apartamenti në Kenosha.

Kurse Breonna Taylor, një vajzë tjetër me ngjyrë, ishte qëlluar tetë herë nga policia në shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky. /Telegrafi/