Kemi kaluar ca kohë në muajt e fundit duke komentuar fytyrën e The Weeknd.
Këngëtari ka bërë disa paraqitje së fundmi në shfaqje çmimesh dhe në video muzikore me atë që dukej të ishte një fytyrë e mavijosur, e gjakosur dhe e fashuar.
Tani ai ka habitur ndjekësit me një tjetër transformim të ri.
Fituesi i ‘Grammy’ postoi një fotografi të martën në Instagram, teksa dukej sikur të kishte kaluar disa operacione të mëdha plastike në fytyrën e tij.
Por mos u shqetësoni, sipas The Independent është e gjitha protetikë për videoklipin e ri “Save Your Tears”.
Në të, The Weeknd vesh të njëjtën xhaketë të kuqe që ka tronditur në paraqitjet e tij të tjera.
Natyrisht rrjetet sociale kishin shumë për të thënë, nga tmerri që ndryshimi mund të ishte i vërtetë dhe i përhershëm, deri te shakatë që The Weeknd nuk mund ta ‘ndjente fytyrën e tij’.
Sipas fansave të artistit, videoja është e mbushur me detaje, ku ai ironizon “Grammy 2021”, organizatorët e së cilës nuk e nominuan në asnjë çmim këtë vit. /Telegrafi/