Site icon Telegrafi

The Weeknd emocionohet dhe shpërthen në lot gjatë interpretimit të këngës dedikuar Selena Gomezit

Këngëtari i njohur The Weeknd ka peformuar në natën e parë të festivalin “Coachella 2018”, në Los Anxhelos.

Ai ka performuar përpara fansave plot 20 këngë, të cilat janë pjesë e albumit të tij më të ri.

The Weeknd gjatë performancës së tij në “Coachella” (Foto: Getty Images)

Befasia erdhi në momentin kur 28-vjeçari zu të këndoi “Call out my name”, këngë kjo të cilën ia ka dedikuar ish-të dashurës së tij, këngëtares Selena Gomez.

Gjatë interpretimit, këngëtari ka derdhur lot, duke treguar kështu tërheqjen emocionale të tij me këngën.

Në një moment, ai është ndalur duke i thënë fansave “Gëzoni jetën tuaj të privilegjuar”.

E këtë gjë fansat aluduan se ai e tha duke iu referuar transplantit në veshkë që këngëtarja Gomez bëri para pak kohe.

The Weeknd dhe Selena Gomez (Foto: Getty Images)

Në fund të shfaqjes, një tjetër lot mund të shihej duke u rrokullisur në faqen e The Weeknd. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

 

Foto: Getty Images
Exit mobile version