Këngëtari kanadez, The Weeknd, e ka publikuar albumin e tij të pestë me titull “Dawn Fm”.
Albumi përbëhet nga 16 këngë, ndërsa disa prej tyre janë: “Gasoline”, “How Do I Make You Love Me?”, “Take My Breath”, “Sacrifice”, “A Tale”, “Out of Time” etj.
Është interesante se narracionin për projektin e ri të 31-vjeçarit e ka bërë aktori legjendar, Jim Carrey.
https://twitter.com/theweeknd/status/1480046506501500928
“Ishte i thellë dhe elegant dhe më bëri të vallëzoj nëpër dhomë. Jam i gëzuar që e pata mundësinë të marr pjesë në simfoninë e tij”, ka shkruar Carrey në Twitter.
https://twitter.com/JimCarrey/status/1478079298779058177
Mysafirë në albumi e ri të The Weeknd janë edhe Tyler the Creator, Lil Wayne, Quincy Jones, Oneohtrix Point Never, Swedish House Mafia, Max Martin, Calvin Harris e Josh Safdie, ndërsa është në dispozicion në të gjitha platformat ‘streaming’.
Kujtojmë që albumi paraprak i këngëtarit, “After Hours”, u publikua në mars të vitit 2020 dhe për 43 javë ishte ndër më të dëgjuarit në botë, kurse “Blinding Lights” ishte në vend të parë në Billboard Hot 100. /Telegrafi/
https://twitter.com/theweeknd/status/1480030989325799427
https://twitter.com/theweeknd/status/1480019129876680707
https://twitter.com/theweeknd/status/1479969058720137218