Përpos përpjekjes për të ndihmuar emocionalisht, artistët ndërkombëtarë kanë vendosur të ofrojnë ndihma financiare ndaj protestuesve.
Njëri nga ta është edhe The Weeknd, i cili ka dhuruar 500 mijë dollarë për të mbështetur të drejtat e njeriut në kuadër të fushatës ‘Black Lives Matter’ (‘Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi’).
Këngëtari kanadez, emri i të cilit është Abel Tesfaye, ka shpërndarë disa nga mesazhet të cilat e falënderonin atë për shumën e ndarë, shkruan Daily Mail.
“Vazhdoni të mbështetni vëllezërit dhe motrat tona që janë duke rrezikuar atje jashtë për të ndryshuar pikëpamjen ndaj jetëve të personave me ngjyrë”, ka shkruar ai.
Para tij, ditën e djeshme (e hënë), rep-artisti Drake është solidarizuar me protestuesit duke dhuruar 100 mijë dollarë.
Një shumicë e popullsisë, duke përfshirë edhe artistët ndërkombëtarë kanë dalë për të protestuar ndaj vdekjes brutale që i është bërë George Floydit nga një polic. /Telegrafi/