The Weeknd dhe Rosalia janë dy artistët më unik që mund të ketë ‘showbizi’ ndërkombëtarë.
Krijuesi i hitit “Blinding Lights” nuk kishte si ta festonte përvjetorin e këngës, por ta sillte një ripërpunim të saj, shkruan Variety.
Për një prodhimtari të tillë është bashkuar edhe artistja Rosalia, e njohur për këndimin e saj në gjuhën spanjolle.
Një paralajmërim të tillë The Weeknd e kishte thënë që ditë më parë, përmes një imazhi së bashku Rosalian.
Dyshja kanë zgjedhur që të bëjnë edhe një klip të veçantë, ku shiheshin me plot stil.
Ndërkohë, që në fillim të publikimit, kënga është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/