Muzikanti kanadez, The Weeknd, është bërë sensacion në internet me dukjen e tij të re në Festivalin e Filmit Toronto Independent.
Gjatë parakalimit në tepihun e kuq, autori i hitit “Can’t Feel My Face” u shfaq me mustaqe dhe stil më ndryshe të flokëve, gjë që mori vëmendjen e fansave.
Këtë ndryshim e kishte kombinuar edhe me një veshje solemne, me kostum dhe këmishë të bardhë.
Nuk është dashur shumë kohë dhe fotografia nisi të shpërndahej në rrjetet sociale, ashtu që në Twitter nisën të bënin shaka në adresë të tij.
Disa kanë thënë se The Weeknd duket sikur të ketë dalë nga ndonjë emision i viteve të shtatëdhjeta, të tjerët e kanë krahasuar me Lionel Richie, Bruno Mars e El DeBarge, teksa ka pasur të tillë që kanë shkuar më larg duke e krahasuar edhe me Pablo Escobarin. /Telegrafi/
the weeknd is trending cause people hate his new look… not me… i love his new look and i think he looks hot and sexy. if u love the weeknds new look i wanna hear you make some noise!!!!!
— melissa (@muhlizzaa) September 10, 2019
Only Paolo can transform The Weeknd to The Monday@theweeknd pic.twitter.com/SxodOm6mQy
— Saint Hoax (@SaintHoax) September 10, 2019