Oleksandr Usyk është emëruar zyrtarisht si sfiduesi i detyrueshëm nga WBO në peshat e rënda të ripërballjes në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit.
Meksikano-amerikani është aktualisht kampioni i ri i boksit, derisa ishte menduar se kundërshtari i detyrueshëm nuk do të zbulohej derisa pas rimeçit me britanikun.
Boksieri 29-vjeçar do të ripërballet me AJ në muajin nëntor ose dhjetor për titujt e kampionit të botës në peshat e rënda, derisa WBO e caktojë ukrainasin si sfiduesin e detyrueshëm.
Dillian Whyte ishte poashtu në listën e kundërshtarit të detyrueshëm për titullin WBO, mirëpo kampi i tij bëri që marrëveshja të dështonte.
Ekipa e boksierit amerikan ishte arsyetuar se vendimin e tyre duhet ta prisnin deri më 20 korrik, mirëpo Komiteti i Championshipit të Botës vendosi ta emëronte Usyk si kundërshtarin e fituesit të sfidës së fund vitit.
Ukrainasi do ta mësojë emrin e fituesit në muajin nëntor ose dhjetor, derisa do ta ketë shansin e madh që ta rikthejë titullin WBO. /Telegrafi/