Anthony Joshua është dashur të mbrojë titullin e kampionit të botës kundër Wladimir Klitschkos.
Por, ky i fundit ditë më parë është përshëndetur nga boksi profesionist duke u pensionuar në moshën 41-vjeçare.
Kjo ka bërë që “World Boxing Association” t’i gjej një rival të ri boksierit britanik, ku është urdhëruar të boksoj kundër Luis Ortizit.
Madje, dyshja kanë në dispozicion vetëm 30 ditë kohë që nga 3 gushti të arrijnë marrëveshje për meçin.
Kujtojmë se Joshua fitoi përballjen me ukrainasin Wladimir Klitschko më 29 prill të këtij viti me nokaut teknik në raundin e 11-të, përballje e vlefshme për titujt e botës në versionet WBA, IBF dhe IBO në peshën e rëndë. /Telegrafi/