Site icon Telegrafi

WBA e detyron Joshuan të ndeshet me Povetkin, meçi ndaj Wilder shtyhet për vitin tjetër

(Foto: Getty Images)

Anthony Joshua duhet t’i lë anash planet për meçin ndaj Deontay Wilder, pasi WBA po e detyron të nënshkruajë kontratë brenda 24 orëve për mbrojtje obligative të titullit kundër Alexander Povetkin.

Që nga triumfi i britanikut kundër Joseph Parkerit në muajin mars, është duke u folur për superduelin eventual ndërmjet tij dhe boksierit amerikan, i cili është kampion në WBC.

Deontay Wilder dhe Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

Madje, dy boksierët kanë arritur marrëveshje bazë që përballja ndërmjet tyre të zhvillohet gjatë këtij viti.

Lexo po ashtu Lajmet për Anthony Joshuan

Megjithatë, WBA tash është duke e detyruar Joshuan që të zhvillojë meçin e detyruar për mbrojtjen e këtij titulli kundër sfiduesit Povetkin.

Anthony Joshua (Foto: Getty Images)

“Sot (e martë), WBA ka kërkuar përgjigje nga ekipi i Anthony Joshuas në lidhje me duelin ndaj sfiduesit të detyruar, Alexander Povetkin”.

“WBA ka lejuar rreth një muaj bisedime me Povektinin, si edhe bisedimet e stërzgjatura me Deontay Wilder”.

Alexander Povetkin (Foto: Getty Images)

“Duket se ekipi i Wilder nuk e ka kthyer kontratën për meçin, prandaj ne po kërkojmë një datë për duelin ndërmjet Joshuas dhe Povetkinit që hy menjëherë në fuqi”, ka deklaruar kreu i WBA, Gilberto Mendoza.

Pritet që meçi ndërmjet AJ dhe Povetkin të zhvillohet në muajin shtator në Londër. Në këtë mënyrë do të shtyhet përballja ndaj Wilder për vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version