Telegrafi

Wayne Rooney: Nëse Jurgen Klopp qëndron edhe për 10 vite te Liverpooli, do të arrijë të dominojë sikurse Manchester Unitedi në të kaluarën

Është vetëm çështje kohës kur Liverpooli do të shpallet kampion i Ligës Premier, gjë që nuk e kishte bërë për më shumë se 30 vite.

Jurgen Kloppit i duhet vetëm edhe një fitore dhe ajo gjë mund të ndodhë të mërkurën e javës së ardhshme kur The Reds takohen me Crystal Palacen.

Por, Wayne Rooney beson se nëse Jurgen Klopp qëndron edhe për dhjetë vite te Liverpooli, atëherë mund të dominojë ligën siç bëri Manchester United nga viti 2006 deri më 2013.

“Klopp kishte thënë se është e pamundur që të dominohet Ligën Premier sikurse United kishte bërë njëherë, por ai është gabim”, ka thënë legjenda e Djajve të Kuq.

“Është një gjë e lehtë për Liverpooli: lejojeni Kloppin të vazhdojë tutje”.

“Unitedi dominoi sepse Ferguson qëndroi për shumë gjatë, Mendon se Klopp, që është vetëm 53-vjeçar, nëse qëndron edhe për dhjetë vitet e ardhshme, atëherë mund të fitojë së paku pesë tituj të Ligës Premier”.

“Ai mund të ndërtojë një skuadër edhe më të fuqishme dhe jetëgjatësia e një trajneri ka shumë rëndësi, pasi është i qetë në punën që bën”, ka shtuar më tej Rooney.

Në 2018, Liverpooli kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve, por kishte humbur nga Real Madridit në finale, e një vit më pas (2019) arriti të fitonte trofeun në përballjen finale ndaj Tottenham Hotspurit, ndërsa tani është afër të triumfojë edhe në Ligën Premier. /Telegrafi/