Makinat që vetë voziten, duket se nuk do të jenë të afta t’i mbrohen përplasjeve të mundshme.
E tëra që mund të bëhet, është të minimizohet në masë sa më të madhe, dëmi që mund të shkaktohet në aksidente, transmeton Telegrafi.
Për këtë arsye, Waymo që është pjesë e kompanisë Google, ka patentuar një sistem, që zvogëlon fuqinë e përplasjes me kalimtarin apo çiklistin.
Vetura do të ketë kabllo të veçantë të lidhura në pjesën e brendshme, që aktivizohen në momentin e aksidentit.
Ato do të shtangin tërë pjesët e veturës, duke pamundësuar shkëputjen e tyre dhe zbutjen e ndikimit të Përplasjes me këmbësorë, apo edhe objekte të ngurta. /Telegrafi/