Skuadra angleze, Watford kanë trokitur në dyert e gjigantit italian duke bërë ofertë për mesfushorin e tyre, Roberto Pereyra.
Watford janë shumë të interesuar për sulmuesin e nënvlerësuar të Zonjës së Vjetër, Roberto Pereyra.
Sipas të përditshmes angleze The Mirror, anglezët kanë bërë një ofertë për 10 milionë funteve për argjentinasin.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Për ish-futbollistin e Udineses interesim kanë shprehur edhe Tottenham e West Ham, por në garë është edhe skuadra ruse, Zenit St Petersburg.
Pereyra në sezonin e fundit ka pasur vetëm 16 paraqitje për kampionët e Italisë dhe është i gatshëm të largohet nga Torino për një skuadër që luan rregullisht. /Telegrafi/