Watfordi e ka mposhtur Chelsean me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.
Skuadra e Antonio Contes e ka përjetuar edhe turpërimin e dytë radhazi në kampionat, pasi janë mposhtur edhe nga Watfordi, pas humbjes së thellë nga Bornemouthi.
Golat në këtë takim u shënuan nga Troy Deeney (42′), Daryl Janmaat (84′), Gerard Deulofeu (88′) dhe Roberto Pereyra (90+) për vendasit, ndërsa për Chelsean golin e nderit e shënoi Eden Hazard (82′).
Lojtari më i vlerësuar ishte pikërisht Gerard Deulofeu, i cili pas penalltisë së akorduar në të dhe golit të shënuar u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin francez të Bluve, Timeoue Bakayoko, i cili u notua me 5.1. /Telegrafi/
Watford:
Chelsea: