Arsenali humbi nga Watfordit në Ligën Premier me rezultat 2-1.
Ishte një ndeshje me pak raste, por që mysafirët u zgjuan nga gjumi në minutat e fundit dhe befasuan të gjithë.
Golin e vetëm për Topçinjtë e shënoi Per Mertesacker në minutën e 40-të. Gjermani u asistua nga Granit Xhaka, për të cilin ishte asistimit i tretë këtë sezon.
Për vendasit shënuan Troy Deeny nga pika e bardhë në minutën e 71-të dhe Tom Cleverly në minutat shtesë të takimit.
Më i miri në takim ishte Mertesacker, ndërsa pas tij Xhaka, i cili bëri një paraqitje fantastike.
Për vendasit më i miri ishte Cleverly, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/