Telegrafi

Watford 1-3 Arsenal: Notat e Lojtarëve, kështu u vlerësuan Xhaka dhe Behrami (Foto)

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.

Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.

Golat për Arsenalin e shënuan nga Santi Cazorla (9’), Alexis Sanchez (40’) dhe Mesut Ozil (45+), ndërsa për Watfordin shënoi Roberto Pereyra (57).

Lexo po ashtu Xhaka me Arsenalin shijojnë fitoren e parë në sezonin e ri (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave.

Sipas kësaj faqe, Alexis Sanchez është futbollisti më i notuar në ndeshje, me notën 9.2, teksa Granit Xhaka u notua me 6.7 dhe Valon Behrami me notën 5.8. /Telegrafi/

Watford: 

Arsenal: